Analiza e re që do të tregojë se çfarë sëmundjesh kemi dhe si t’i shmangim!

Mos i humb

Mjafton të jepet mostra e gjakut dhe pas analizës së ADN, në adresë të shtëpisë vjen ajo çfarë është me rëndësi për shëndetin.

Nëse e jepni mostrën e gjakut, pas analizës së ADN shërbimi shëndetësor do t’ju dërgojë këshillat personale për shëndetin tuaj dhe mënyrën e jetesës. Do t’ju paralajmërojë nëse i keni shanset më të mëdha për ndonjë sëmundje të caktuar dhe do t’ju jep rekomandimet se si ta zvogëloni rrezikun.

Ky është pedofili në parkun e Prishtinës, ja si i mashtronte vajzat e vogla me para

Shqetësuese: Për tri vite është dyfishuar numri i të prekurve nga kanceri

Natyrisht, ky lajm nuk vlen për Kosovën. Tregimi vjen nga Estonia, dhe vetëm për dy javë Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka pranuar më shumë se 10.000 mostra të njerëzve.

Qëllimi i estonezëve është të minimizohen problemet shëndetësore duke i paralajmëruar me kohë qytetarët për rreziqet e mundshme. Përveç kësaj, do të marrin edhe informata më të mira kur bëhet fjalë për dëmet anësore të barërave. I gjithë projekti do t’i kushtoj shtetit rreth 5,7 milionë euro dhe është i pari i këtij lloji në Evropë.

Modelet e ngjashme ekzistojnë në SHBA, por fjala është për shërbime private, derisa në Britani të Madhe dhe Irlandë të dhënat të cilat mblidhen me analiza të ADN-ve të njerëzve, përdoren në mënyrë anonime për hulumtime mjekësore.

Natyrisht ekzistojnë edhe kritikët e një projekti të tillë. Disa thonë se informatat e marra mund të shkaktojnë ankth te njerëzit te të cilët zbulohet se janë në rrezik të lartë për sëmundje të caktuara

Por, estonezët edhe për këtë kanë menduar, prandaj i lënë që njerëzit vet të zgjedhin se a dëshirojnë t’iu dërgohen këto analiza./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit