“Bashkëpunimi SHBA-Turqi është i suksesshëm”

Mos i humb

 

 

Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, për luftën kundër organizatës terroriste DEASH, Brett McGurk, tha se bashkëpunimi i SHBA-ve me Turqinë kryesisht ai me qendër Munbixh-in është i suksesshëm.

Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mësohet se McGurk, ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë në mbledhjen e drejtuesve politikë të koalicionit kundër DEASH-it i cili është zhvilluar në Marok.

Në fjalimin e tij në takim McGurk, ka shpjeguar në mënyrë të gjerë aktivitetet e fundit të koalicionit kundër DEASH-it. Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Turqisë në Siri ka një ecuri pozitive kohët e fundit.

“Përgëzoj punën që kemi kryer për të ulur tensionet në rajon dhe kryesisht në Munbixh me Turqinë e cila është aleate e jona në NATO dhe partneri ynë në koalicionin (kundër DEASH-it). Me Turqinë kemi përcaktuar një udhërrëfyes (në Munbixh). Negociatat tona me ata kanë qenë frytdhënëse dhe produktive. Ne presim që kjo të vazhdojë, ne jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim”, është shprehur McGurk.

Ndër të tjera McGurk, ka theksuar se luftën kundër DEASH-it do ta vazhdojnë deri në fund, dhe se vazhdojnë punimet me partnerët në rajon për pastrimin edhe të pikave të fundit të DEASH-it që kanë mbetur në Siri dhe Irak.

Takimi i fundit u ku mblodhën zyrtarët e nivelit të lartë të koalicionit u mbajt në muajin shkurt në Kuvajt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit