May dhe Tsipras diskutuan për marrëveshjen për refugjatët Turqi-BE

Mos i humb

 

 

 Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, diskutuan dhe vlerësuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për refugjatë të arritur mes BE-së dhe Turqisë.

Në një deklaratë nga Zyra e Kryeministres së Britanisë së Madhe thuhet se May dhe Tsipras dje kanë zhvilluar një takim dypalësh në Londër.

Sipas deklaratës të dy liderët gjatë takimit kanë diskutuar për problemin e emigrimit ilegal me të cilin po ballafaqohet Greqia. Gjatë takimit u arrit në konsensus që problemi i emigrimit ilegal është një problem i përbashkët i cili duhet të zgjidhet me një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar, e cila do të përfshijë edhe zbatimin e marrëveshjes për refugjatët mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë.

May është shprehur se edhe pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit), ky vend do të vazhdojë të luajë rol për një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e emigrimit ilegal. Ajo ka theksuar se shteti i saj do të dërgojë një anije shtesë të sigurisë kufitare për operacionet e kërkim-shpëtimit në Detin Egje.

Gjatë takimit ku janë diskutuar edhe çështjet rajonale, May dhe Tsipras kanë arritur në konsensus edhe për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për një zgjidhje në Qipro.

Në deklaratë thuhet se gjatë takimit May-Tsipras është nënvizuar se dialogu mes Turqisë dhe Greqisë ka një rëndësi jetike për stabilitetin rajonal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit