Bërnabiç kushtëzon: Bisedimet pasi Kosova t’heqë taksën!

Mos i humb

Pas mëngjesit të punës së kryesuesit të Bashkimit Europian, kancelarit austriak Sebastian Kurz me kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, Bërnabiç ka deklaruar se “Serbia është e kthyer kah ardhmëria, mirëpo, për fat të keq disa po e kthejnë rajonin mbrapa.

Kryeministrja e Serbisë ka deklaruar në Vjenë se Kosova me taksa ndaj prodhimeve serbe po diskriminon gjithë çfarë është serbe”.

Siç ka vlerësuar ajo, “kjo është sidomos e qartë dy javët e fundit dhe ka thënë se Prishtina e ka shkelur marrëveshjen CEFTA me rritje të tatimeve për mallin nga Serbia.

“Kjo nuk është në përputhje me CEFTA, dhe paraqet diskriminim të qartë të gjithçkaje që është serbe. Shpresojnë se në të ardhmen do të jemi në gjendje ta zbatojmë këtë marrëveshje, e çka do të mundësojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat kanë pasuar pas trajtimit të pabarabartë shumëvjeçar të mallrave nga Kosova në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Asnjë prodhim nga Kosova nuk ka mundur të shkojë në Serbi apo BeH pa pengesa financiare. Nga ana tjetër kemi bashkëpunim të mirë me vendet tjera, me të cilat nuk kemi pengesa tarifore. Jemi të gatshëm në forcimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, ka thënë Haradinaj i cili e morri fjalën menjëherë pas Bërnabiçit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit