Bushati-Mikser: Estonia mbështet hapjen e negociatave

Mos i humb

Gjatë vizitës në Estoni ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takua me homologun e tij, Sven Mikser.

Të dy ministrat diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, procesin e integrimit europian të vendit dhe bashkëpunimin në përballjen me sfidat e sigurisë.

Ministri Bushati e njohu Mikser me hapat konkretë të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e reformave dhe në përmbushje të prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministri estonez rikonfirmoi mbështetjen e Estonisë për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, në vijim të rekomandimit të Komisionit Europian. Ministri Mikser ofroi gatishmërinë e Estonisë për të ofruar ekspertizën e saj konkrete në procesin e negociatave.

Ata ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok, veçanërisht në drejtim të teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative, turizëm, transport, industri farmaceutike, etj.
Gjatë vizitës në Estoni, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Shkollës Estoneze të Diplomacisë.

Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me anëtarë të Komitetit për Punët e Jashtme dhe Komitetit për Çështjet Evropiane, gjatë të cilit i njohu deputetët estonezë me progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe pritshmëritë në këtë kontekst./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit