Canikli: Turqia është e vendosur t’i mbrojë kufijtë e saj

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, riafirmoi vendosmërinë e Turqisë për pastrimin e terroristëve nga rajoni i Afrinit në Siri.

Duke folur në takimin ministror të Koalicionit Global anti-DEASH në Romë, Canikli vuri në dukje mbështetjen e Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe pritjet e saj nga komuniteti ndërkombëtar në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, në veçanti DEASH dhe PYD/YPG/PKK.

Canikli tha se vetëm Turqia është duke luftuar “sinqerisht” kundër organizatës terroriste DEASH.

Të pranishëm në takimin e mbajtur në Romë ishin 15 anëtarë të koalicionit. Pjesëmarrës ishte edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Canikli gjithashtu informoi në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin, i cili synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve të PYD/YPG/PKK/KCK-së dhe DEASH-it.

Duke tërhequr vëmendjen në faktin se terroristët e PYD/YPG/PKK-së janë duke kërcënuar Turqinë, ministri turk tha: “Lufta ndaj organizatave terroriste, veçanërisht PKD/PKK-së, është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë përgjatë kufijve tanë”.

“Ne jemi të vendosur për pastrimin e Afrinit nga terroristët në mënyrë që të ruajmë sigurinë përgjatë kufijve tanë. Turqia do të shkojë deri në fund”, theksoi Canikli.

Ai rikujtoi se Turqia ka kontribuar në NATO për 66 vjet.

“Megjithatë, vendet e NATO-s nuk po japin mbështetje të mjaftueshme për Turqinë në luftën kundër elementeve terroriste që kërcënojnë integritetin e saj territorial”, tha ministri turk Canikli.

Mattis dhe ministrat e tjerë të Mbrojtjes të koalicionit shprehën mbështetjen e tyre për Turqinë në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë kufitare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit