Daçiç vazhdon me propagandë kundër Kosovës, kësaj radhe flet për ISIS!

Mos i humb

Diplomati serb, Ivica Daçiç përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka frikë se kosovarët që i janë bashkangjitur ISIS-it mund të kthehen në Kosovë.

Ai në postimin e tij tha se Kosova ka pasur numrin më të madh të luftëtareve që i janë bashkangjitur ISIS-it.

“Serbia është pjesë e koalicionit të DEAS. Ne paralajmërojmë se ka probleme të mëdha, sidomos kur bëhet fjalë për rekrutimin e luftëtarëve të huaj nga rajoni ynë” tha fillimisht Daçiç.

Tutje ai tha se nëse e krahasojmë me numër të banorëve, atëherë Kosova ka numrin më të lartë të përqindjes të pjesëmarrësve në luftërat e huaja.

“Territori i Kosovës kur shohim numrin e banorëve, është territori ku sipas përqindjes, ka pasur pjesëmarrësit më të lartë në luftërat në radhët e DEAS” u shprehë ministri serb.

Në fund ai u shprehë i frikësuar se nëse ata kthehen në Kosovë, pasi që do të rrezikohej edhe Serbia.

“Është një rrezik i madh që ata do të kthehen në rajonin tonë dhe se aktet terrorist do të transferohen në rajonin tonë”, përfundoi ministri Daçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit