Dështon darka në Bruksel, dëbora pengoi arritjen e delegacioneve në kohë në Bruksel

Mos i humb

Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, darka e caktuar që të mbahet sonte në mes të ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz dhe delegacioneve të Maqedonisë e Greqisë në Bruksel, në fakt ka dështuar.

Asnjëri nga përfaqësuesit e të dy shteteve nuk ka arritur në Bruksel në kohë për shkak të të reshurave të dendura të dëborës në Belgjikë. Janë anuluar shumë fluturime, prandaj edhe ka ardhur deri te kjo situatë.

Përndryshe, parashihet që nesër të takohen të dy palët dhe pas përfundimit të takimit, Nimetz do të jep deklaratë për media./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit