Detaje nga vrasja e 22 vjeçarit në Gjilan, ishte djal i vetëm në familje

Mos i humb

Mbrëmë, Fatlind Arifi 22-vjeçar u qëllua me armë zjarri në gjoks në vendin e quajtur “Te Lapidari’’ në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Dyshohet se kjo vrasje u krye nga 26-vjeçari Liridon Uruqi, raporton Gazeta Express. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se të dyshuarit mbrëmë i është konfiskuar vetura e tipit Mercedes në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa para disa minutave policia ka arritur ta arrestojë edhe Uruqin.
Por, për këtë rast policia ka arrestuar edhe vëllain e Uruqit, SH.U, pasi besohet se i njëjti është involvuar në këtë vrasje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në orën 23:45. Fatlind Arifi ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë, ai ishte djali i vetëm në familje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit