Ebubekir Rüştü Atala, piloti i parë musliman me origjinë turke i Afrikës së Jugut

Mos i humb

Ebubekir Rüştü Atala, një nga nipërit e dijetarit islam Ebubekir Efendi i dërguar në Afrikën e Jugut në vitin 1862 nga Sulltani osman Abdülaziz Han, hyri në histori duke u bërë piloti i parë musliman i Afrikës së Jugut.

Atala i cili në vitin 1902, pasi babai i tij Ahmet Ataullah Efendi u emërua si kryekonsull i shtetit osman në Singapor, shkoi në Stamboll nga Kepi ​​i shpresës së mirë, fillimisht arsimin e mori në Mekteb-i Sultani me vëllezërit dhe motrat ndërsa më pas shkoi në liceun teknik në Londër.

Ai ka lindur në vitin 1896 në Afrikën e Jugut. Para Luftës së Parë Botërore u kthye në Cape Town dhe si 18-vjeçar u bë piloti i parë musliman i vendit.

Akademiku i Studimeve Afrikane në Universitetin e Cape Town Dr. Halim Gençoğlu në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se Atala ka një vend të rëndësishëm në aspektin e historisë dhe trashëgimisë së Turqisë në Afrikë.

“Atala është një hero që ka luftuar kundër racizmit në Afrikë dhe një nga figurat e rralla që ka drejtuar një periudhë në historinë e Afrikës së Jugut”, u shpreh Gençoğlu.

– Luftoi kundër britanikëve në Luftën e Parë Botërore

Atala ka njohur shumë mirë anglishten ndërsa në frontin e Sirisë ka luftuar kundër britanikëve dhe ka spiunuar për shtetin osman.

“Rüştü Atala Beu në Luftën e Parë Botërore luftoi në Kût’ül-Amâre dhe në kujtimet e tij tregon se si Lawrence është munduar ta vrasë atë duke e bombarduar trenin në Damask”, tha ai.

Gençoğlu më tej shpjegon se Atala mbiemrin e ka marrë nga periudha e apartheidit në Afrikën e Jugut ndërsa komandantët e kanë thirrur me nofkën “Nga Kepi ​​i shpresës së mirë”.

“Vëllai më i madh i Atala-s, Fuat Ataullah luftoi në Çanakkala. Sa turq që janë lindur dhe janë rritur jashtë vendit do të kishin ardhur në Turqi për të luftuar në front”, deklaroi më tej akademiku.

Motra e Atala-s, Havva Hayrünnisa ka qenë mjekja e parë grua muslimane në Afrikën e Jugut ndërsa vëllai më i madh Fuat Ataullah një gjuhëtar që shkruante metodën e mësimit të gjuhës turke për britanikët.

– Stoli osmane e harruar në histori

Gençoğlu më tej shpejgon se trashëgimisë së Atala-s dhe familjes së tij duhet t’i jepet rëndësi dhe të mbahet gjallë.

“Ai është një stoli osmane e harruar në histori edhe në aspektin e historisë turke edhe jugoafrikane”, tha Gençoğlu

Akademiku tregon se Atala nipërit i ka emëruar Ural, Tansel dhe Güven, gjë që tregon se është një dashnor i vetëdijshëm turk, duke shprehur shpresën që emri i tij dhe familjes së tij të mbahet gjallë në shkolla, parqe, xhami ose universitete.

– Emrin turk e përfaqësuan në Afrikën e Jugut

Rüştü Güven Atala, njëri nga nipërit e Atala-s që jeton në Afrikën e Jugut, mundohet që të mbrojë trashëgiminë e familjes së tij që ka hedhur hapa të rëndësishme në arsim, burokraci dhe tregti.

“Biri i Ebubekir Efendi, stërgjyshi im Ahmet Ataullah Efendi ishte emëruar ambasador turk në Singapor. Biri i tij gjyshi im Ebubekir Rüştü Atala ishte piloti i parë musliman i Afrikës së Jugut. Pavarësisht këtyre sukseseve për shkak se ishim melezë u diskriminuam gjatë periudhës së apartheidit në Afrikën e Jugut”, shpjegoi Rüştü Güven Atala.

Ai potencoi se me vite familja e tyre ka përfaqësuar emrin turk në Afrikën e Jugut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit