Edi Rama justifikon taksat në Rrugën e Kombit

Mos i humb

Testimi që nisi ditën e djeshme për bërjen me pagesë të rrugës së Kombit nga kompania që ka fituar koncensionin ka ngjallur shumë reagime si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Pas dy javësh kush kalon në rrugën e Kombit do jetë i detyruar që të paguajë, duke nisur nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për autoveturat dhe deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

Qytetarë të shumtë i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për tarifat e larta, ndërsa ditën e sotme ai ka zgjedhur që përmes një komenti të justifikohet për tarifën që do të paguajnë qytetarët për të kaluar në rrugën e Kombit.

Rama thotë se nuk ka pagesë 10 euro, por është 5 euro. Në fakt, kryeministri deri diku ka të drejtë, por ai harron të thotë se një qytetar nga Kosova nëse vjen në Shqipëri do të paguajë 5 euro, por ai është i detyruar të kthehet në shtëpi, duke paguar edhe 5 euro të tjerë, çka do të thotë se shumë e përgjithshme është 10 euro. Po ashtu, e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës, apo drejt Kukësit.

Tarifën e lartë, kryeministri e justifikon me mirëmbajtjen e rrugës, duke mos harruar të shtojë se kjo rrugë nuk është përfunduar plotësisht, dhe sipas tij, do të jetë kompani që do ta ndërtojë atë.

“Nuk ka pagese 10 euro Albi, është 5 euro, çmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut që shkon për mirëmbajtjen e rrugës, e cila u ndërtua pjesërisht (ndërkohe qe kompania do te përfundojë edhe ndërtimin) dhe mbeti ne mëshirë të fatit nga pamundësia e mirëmbajtjes që ka një kosto jo të vogël!”. shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’.

I pari që ka reaguar lidhur me vendosjen e tarifës ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar si një turp kombëtar të Edi Ramës.

Berisha thotë se qeveria fiton 300 milion euro nga kjo rrugë çdo vit dhe fare mirë një pjesë e këtyre të ardhurave mund të shkonte për mirëmbajtjen e kësaj rruge, duke mos vendosur tarifë.

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit! Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit!”, -deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit