Erdogan dhe Putin do të takohen më 8 prill

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të përbashkët të kulturës, deklaroi sot zëvendës ministri turk i Turizmit, Ahmet Haluk Dursun.

“Ngjarja është planifikuar të mbahet më 8 prill në teatrin Bolshoi në Moskë të Rusisë”, tha ai, gjatë një deklarate për mediat në Institutin Yunus Emre në Moskë.

“Eventi do të ndiqet nga afër nga liderët e të dyja vendeve, Rusisë dhe Turqisë. Sipas informatave që kemi në dispozicion, ky do të jetë skenari, megjithatë e njëjta do shpallet zyrtarisht nga personat e autorizuar”, tha ai.

Viti 2019 është shpallur vit i kulturës ruso-turke në të dy vendet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit