Erdogan dhe Trump sërish do të bisedojnë ditët në vijim

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të martën tha se në ditët në vazhdim do të bisedojë përsëri me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Në një takim të grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Erdogan rikujtoi se ai zhvilloi një telefonatë me Trumpin më 24 nëntor.

“Ishte një bisedë gjatë së cilës kemi bërë një lidhje në marrëdhëniet Turqi-SHBA pas një kohe të gjatë”, tha Erdoğan.

“Do të vazhdojmë të mbajmë këtë kontakt dhe në ditët në vijim sërish do të bisedojmë mbi temat e organizatave terroriste YPG dhe FETO, si dhe për proceset kundër shtetit turk dhe bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes”, tha ai.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gylen orkestruan tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, ku ranë 250 dëshmorë persona ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën.

PYD dhe dega e saj ushtarake YPG janë degë siriane të rrjetit terrorist të PKK-së, që ka bërë luftë kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet dhe ka marrë mijëra jetë.

Presidentët Erdogan dhe Trump kanë rënë dakord të luftojnë kundër “të gjitha llojeve të grupeve terroriste” në një telefonatë të premten dhe gjithashtu shkëmbyen mendime mbi krizën e Sirisë dhe çështjet rajonale si dhe çështjet dypalëshe mes Turqisë dhe SHBA-ve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit