Erdoğan: Më 24 korrik do të falet namazi i xhumasë në Ajasofja

Mos i humb

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me...

Basha: Faktet tregojnë se u lëvrua vetëm 32% e fondit të paketave të qeverisë, ja cili do jetë prioriteti im

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thekson se paketat e qeverisë gjatë periudhës së pandemisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt...

Ekonomia gjermane paralajmëron pasoja të paparashikueshme: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim!

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të...

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e sindikatës së policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe kryetarin e rajonit të...

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Erdoğan komentoi statusin e ri të Ajasofjas, e cila u përdor si një muze në dekadat e kaluara, por do të shërbejë si xhami pas një dekreti të miratuar së fundmi sot.

Presidenti turk tha se dyert e Ajasofjas do të jenë të hapura për turqit dhe të huajt, për muslimanët dhe jo-muslimanët, ashtu sikurse edhe të gjitha xhamitë e tjera. Ai po ashtu tha se Ajasofja me statusin e saj të ri do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë në një mënyrë shumë më të sinqertë.

“I ftoj të gjithë që të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendit tim mbi Ajasofjan”, tha Erdoğan, duke theksuar se si do të përdoret kompleksi historik është çështje e sovranitetit kombëtar.

“Theksoj se do ta hapim Ajasofjan si xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit”, shtoi Erdoğan.

Më tej, presidenti turk theksoi se të drejtat e Turqisë mbi Ajasofjan nuk janë më të pakta se të atyre që ndërtuan kompleksin historik pothuajse 1.500 vite më parë, duke shtuar se “këmbëngulja që Ajasofja të mbetet si një muze është kërkesë e barabartë me atë që Vatikani të shndërrohet në një muze”.

Sot më herët, një gjykatë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934, i cili e ktheu Ajasofjan në një muze. Ky veprim hapi rrugën e përdorimit të Ajasofjas përsëri si një xhami.

Sipas vendimit të plotë të gjykatës, Ajasofja është në pronësi të vakëfit të krijuar nga Sulltan Mehmet Fatihu dhe ishte paraqitur për komunitetin si xhami.

Në vendim thuhet se në tapinë e saj, Ajasofja përkufizohet si “xhami” dhe kjo nuk mund të ndryshohet me ligj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...