Erion Veliaj: e kam vdekje të ulem në kafe

Mos i humb

Me tendencën e dukshme për të denoncuar butë-butë një sëmundje sociale tipike shqiptare, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ishte njeri i kafesë.

“E kam vdekje uljen në kafe. Nuk i paragjykoj ata që ulen, por unë vetë nuk mund ta bëj”, tha Veliaj gjatë një rrëfimi në emisionin Chick të gazetares Fjodora Fjora në News 24.

Ndërsa duke promovuar si vlerë fizike e shpirtërore njëherësh vrapin e mëngjesit, atë që Veliaj tha se e bënte rregullisht, e që për të ishte një karrikim i jashtëzakonshëm energjish për t’ja nisur ditën, ai përmendi ata politikanë barkfryrë në kontekstin e pakujdesshmërisë për veten.

Dhe konkludoi duke thënë se kur nuk mundesh t’i shërbesh vetes, si mundet t’u shërbesh njerëzve. Pra, duke nisur që nga fiziku jo normal. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit