Hamza: Duhet të jemi të kujdesshëm me koston e projekteve

Mos i humb

Punë e FMN-së ka qenë profesionale, korrekte dhe e dobishme për institucionet tona, kështu u shpreh sot Ministri i Financave, Bedri Hamza, pas përfundimit të vizitës së misionit të FMN-së në Kosovë.

Sipas ministrit Hamza, pritet që të ketë përmbushje të planit për të hyrat si dhe janë të detyruar të bëjnë ndryshime në strukturën buxhetore.

“Sa i përket ecurive të buxhetit presim që do të kemi përmbushje të planit të mirë të të hyrave. Ftoj komunat që të angazhohen në grumbullimin e të hyrave. Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime në strukturën buxhetore. E kemi aprovuar buxhetin me një diferencë simbolike. Kjo nuk e ndryshon qasjen tonë të përbashkët. FMN mendon që duhet të jenë të hyrat më të vogla. Iu ka dhënë prioritet sektorit tw shëndetësisë. Nëse rritet buxheti për arsim rend dhe ligj duhet të rriten edhe efektet. Borxhi publik është 16 për qind në raport me BPV-në. Ne duhet të jemi të kujdeshëm me koston e projekteve”, ka thënë ministri Hamza./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit