Haradinaj: Serbisë nuk i ka mbetur tjetër veçse t’i bashkohet BRSS

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas ardhjes se presidentit Vladimir Putin në Beograd, Serbisë si ka mbetur tjetër veçse anëtarësimi në BRSS.

“E kam një ndjenje të mirë sot pas ardhjes se presidentit Rus në Serbi, Serbisë si ka mbet tjetër përpos anëtarësimi në BRSS”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri sot pas vizitës që bëri në Administratën Tatimore të Kosovës, në kuadër të 19 vjetorit  të themelimit të saj.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për integrimin e Kosovës në BE, duke thënë se derisa Kosova konkurron me euro në treg, atëherë ne kemi siguruar integrimin në BE.

Megjithatë thotë ai, se duhet të kemi parasysh obligimet tona në zhvillimin ekonomik në dobi të integrimit dhe të punojmë për procesin e liberalizimit të vizave.

Për më tepër, Haradinaj ka kërkuar që Kosova ta luftojë informalitetin e kjo shënon edhe suksesin dhe rritjen e parametrave të ri.

“Ne korporojmë me euro dhe sigurimin tonë e kemi integruar drejt BE-së, por ta kemi parasysh në dobinë tonë euroatlantike dhe ekonomike . Pakoja ligjiore që përforcon ligjin në vend, e drejta jona për me lëvizë lirshëm e kemi një sinjal se do ta kemi së shpejti. Nga ky vlerësim që na bëhet shtohen përgjegjësit, nëse ne bëhemi gati të hyjmë në dekadën e tretë të tatimit duhet të kemi parametra të ri në rritje për luftimin e informalitetit”, përfundoj Haradinaj./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit