Haradinaj takohet me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, zhvilloj takim bilateral me Kryetarin e Këshillit të Ministrive të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, në të cilën diskutuan për paqen rajonale, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe për rrugën e përbashkët europiane të dy vendeve.

“Kosova ka interes të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit dhe Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet me të cilat ne duhet të kemi partneritet korrekt politik dhe ekonomik. Ne na pret një rrugë e përbashkët, rruga europiane”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari Zvizdiç tha se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një synim i përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkë me bashkëpunimin ekonomik mes dyja vendeve.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e heqjes së vizave në mes të dyja vendeve, si një hap i domosdoshëm për zhvillimin e raporteve ekonomike, por njëkohësisht edhe për lëvizjen e lirë të shumë qytetarëve, familjarë që jetojnë në Kosovë dhe në Bosnje.

Takimi i sotëm në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq u zhvillua në margjinat e Samitit të Parë Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit