India dhe Kina do të zhvillojnë bisedime ushtarake për tensionet kufitare

Mos i humb

“India do të udhëhiqet nga gjenerallejtënant Harinder Singh, komandant i trupave të Korpusit XIV me qendër në Leh”, tha një zëdhënësi i ushtrisë indiane për AA.

Zyrtarë të lartë ushtarak edhe dje zhvilluan bisedime për të zgjidhur tensionet kufitare.

Përplasjet kufitare të cilat filluan në 5 maj në luginën Galwan në Ladakh dhe më pas në kalimin Nakula në rajonin verilindor të Sikkim tre ditë më vonë, kanë çuar në një përmbajtje nga të dyja palët përgjatë Linjës së Kontrollit Aktual, që de fakto është kufiri midis Indisë dhe Kinës.

“India është në bisedime me Kinën. Ne kemi një mekanizëm për të zgjidhur problemin dhe po punojmë sipas këtij mekanizmi. Nuk ka asgjë më të mirë nëse kjo mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, shkroi në Twitter Rajnath Singh, ministri i Mbrojtjes i Indisë.

Nuk pati ndonjë përgjigje të menjëhershme mbi bisedimet nga Pekini. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian tha të hënën se kishte “kanale të papenguara për komunikim lidhur me kufijtë në fushat diplomatike dhe ushtarake” midis Pekinit dhe New Delhit.

“Aktualisht situata e përgjithshme përgjatë kufirit është e qëndrueshme dhe e kontrollueshme. Ne besojmë se çështjet mund të zgjidhen siç duhet pas bisedimeve dhe konsultimeve dypalëshe”, tha ai gjatë një konference të rregullt për media.

Tensionet kufitare midis dy vendeve kanë ekzistuar për më shumë se shtatë dekada. Të dy vendet madje ishin të përfshira në një luftë mbi rajonin kodrinor të Arunachal Pradesh në vitin 1962, të quajtur “Lufta Sino-Indiane”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit