Infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit pacienti që humbi jetën nga COVID-19

Mos i humb

Një infermier shqiptar  në Itali është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se i ka vjedhur kartën e bankomatit një pacienti që humbi jetën nga COVID-19.

Mediet fqinje shkruajnë se në mars 41-vjeccari së bashku me të dashurën e tij 21-vjeccare kanë vjedhur para nga llogaria e 66-vjeçarit të vdekur duke i kaluar në llogarinë e tyre bankare.

Faktet datojnë në 13 Mars, kur i moshuari 66-vjeçar nga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos me simptoma të koronavirusit.

Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij, vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke i marrë rreth 6 mijë euro nga karta e tij.

Anëtarët e familjes së viktimës vunë re disa lëvizje të pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë të Romano di Lombardia (Bergamo). Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtij krimi.

Mediat e vendit fqqinjt raportojnë se kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluar direkt nga policia.

“Një histori e keqe, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm”, është shprehur komandanti i policisë lokale Arcangelo Di Nardo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit