Iran, shkon në mbi 11 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 148 vdekje dhe 2.652 raste të reja me COVID-19.

Me këtë ka arritur në 11.106 numri i vdekjeve dhe në 232.863 numri i rasteve me COVID-19 në vend, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 194.098 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo theksoi se 3.097 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje kritike, duke shtuar se ka arritur në 1.719.451 numri i testeve të kryera në vend.

Zëdhënësja tha se është rritur numri i personave të shtruar në spitalet në të gjitha rajonet.

Kreu i Qendrës për luftën kundër COVID-19 në Teheran, Ali Reza Zali tha se në Teheran në një ditë janë shtruar në spital 520 persona.

Zali thekson se numri i personave të shtruar në spital në kryeqytet është rritur me 7.9 për qind në 24 orët e fundit.

I përhapur nga Kina në gjithë botën, COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit