Japonia sërish fillon me gjuetinë komerciale të balenave

Mos i humb

Japonia ka ndërmend të tërhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë së Balenave (IWC) në mënyrë që të shfuqizojë ndalimet dhe kufizimet për gjueti komerciale të balenave.

Sekretari i kabinetit në qeverinë japoneze Yoshihide Suga njoftoi se vendi i tij do ta braktisë IWC në vitin 2019.

Suga sqaroi se vendimi është marrë për shkak të dallimeve në mendime që u vërejtën veçanërisht gjatë takimit të IWC të mbajtur në shtator.

Japonia do të dërgojë kërkesën më 1 janar, me çka zyrtarisht do të fillojë procesin e largimit nga IWC. Pas kësaj, Japonia nga 30 qershori do të lirohet nga të gjitha përgjegjësitë dhe kufizimet e imponuara nga anëtarësimi në organizatë.

Pas përfundimit të procesit të largimit nga IWC, Japonia do të lejojë gjueti komerciale të balenave në ujërat e saj territoriale dhe zonën ekonomike japoneze. Në zonën e Antarktikut, ajo do të lejojë aktivitete për qëllime shkencore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit