Jordani, paralajmërohet tërheqje e ligjit që shkaktoi protesta masive

Mos i humb

Projekt-ligji kontrovers lidhur me taksat mbi të ardhurat i cili shkaktoi protesta masive në Jordani do të tërhiqet nga komisioni relevant parlamentar pas formimit të qeverisë javën e ardhshme, njoftoi Omer al-Razzaz, i mandatuari i ri për formimin e përbërjes së re qeveritare.

Razzaz, i cili u caktua për formimin e qeverisë pas dorëheqjes së Hani al-Mulkit, mbajti një konferencë për media pas takimeve intensive me kreun e parlamentit dhe disa deputetë.

Në lidhje me zhvillimet, ai paralajmëroi takim edhe me sindikatat gjatë ditës së sotme.

Gjatë tetë ditëve të fundit, Jordania është përfshirë nga protesta masive për shkak të planit të qeverisë për të implementuar taksa të reja në të ardhura brenda masave shtrënguese.

Në vazhdën e demonstratave, kryeministri jordanez Hani al-Mulki dha dorëheqje të hënën, kurse Mbreti Abdullah II mandatoi Al-Razzazin, ministrër i Arsimit, për formimin e përbërjes së qeverisë së re.

Zhvillimet nisën pasi më 21 maj, qeveria miratoi një version të ndryshuar të një projekt-ligji mbi tatimin mbi të ardhurat që parashite të taksa shtesë për të ardhurat vjetore prej 8.000 dinarëve jordanezë (rreth 11.200 dollarë) ose më lart.

Qeveria jordaneze argumentonte se ligji do të sillte të ardhura prej 100 milionë dinarësh (afro 141 milionë dollarë).

Projekt-ligji është cilësuar si diktat i Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërsa është pritur me reagime të shumta në mbarë Jordaninë, përfshirë protestat në kryeqytetin Aman dhe qytete të tjera./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit