Këshilla për nënat! Ja çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj i ka hundët e bllokuara

Mos i humb

Mother taking care of her sick daughter

Hunda e bllokuar e fëmijës mund të themi se është një nga “makthet” më të këqija të nënave, kjo pasi fëmija do të shfaqë vështirësi në frymëmarrje si edhe ushqyerje duke bërë që ai të qajë dhe të jetë vazhdimisht i irrituar.

Disa metoda natyrale për të liruar hundën e fëmijës

E bëni fëmijën të pijë sa më shumë lëngje, dhe jo vetëm ujë. Është shumë e rëndësishme që ai të konsumojë sa më shumë supëra dhe lëngje frutash apo perimesh. E lagështoni ambientin në mënyrë që sekrecionet të shkrijnë më me lehtësi. Tërhiqni sekrecionet e fëmijës me anën e një pompe, por kujdes!

Nuk duhet të ushtroni shumë presion. Hapni dushin në banjo dhe krijoni avull. Më pas futuni bashkë me fëmijën dhe qëndroni për disa minuta brenda banjos. Avulli është shumë efektiv në shkrirjen e sekrecioneve. I vendosni disa gjethe mente poshtë hundës, kjo pasi kjo bimë ka veti kundër gripit, kollës, hundëve të bllokuara si edhe dhimbjes së fytit.

Nëse fëmija vuan nga ndonjë alergji duhet të flisni me mjekun pediatër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit