Rrjedhin fotot e dronit të ri rus, dhe duket si B-2 amerikan

Mos i humb

Dikush ka nxjerrë fshehurazi foto të dronit më të fundit rus për bombardime të rënda, të quajtur Okotnik, dhe me sistem “stealth”, që u fshihet radarëve.

Droni duket shumë i ngjashëm me B-2 amerikan, me sistemin e krahëve që mund t’i japë fshehje nga radarët e madje ta bëjë t’u mbijetojë edhe avionëve amerikanë.

Rusia e ka vënë këtë dron në një mision të paqartë, por që pritet se do të përcaktojë sistemin mbi të cilin do të ndërtohen avionët e brezit të ri.

Një tjetër avion që ka nxjerrë Rusia së fundmi është SU-57, që po ashtu ka një farë ngjashmërie me Okhotnikun, që tregon se ky dizenjimm do të jetë e ardhmja e avionëve luftarakë.

Okhotnik do të thotë “Gjahtar”, dhe do të ketë si detyrë të luftojë armiqtë nga ajri dhe të informojë avionët e tjerë bombardues pa u diktuar nga radarët.

Pamja është e ngjashme me B-2, avioni që SHBA-të e kanë ndërtuar që në vitet 1980, e që ka pasur më shumë sukses se të gjithë për t’iu fshehur radarëve.

Rusia ka ndërtuar së fundmi edhe një avion të ri, SU-57, që mendohet se do të jetë brezi i ri i avionëve bombardues, të cilët do të informohen nga Okhotniku.

Kina gjithashtu ka punuar me versionin e vet të B-2, avionin që u fshihet radarëve, të quajtur H-20.

Në vitin 2013, ushtria amerikane bëri një lloj ndryshimi që B-2 të mbante edhe predha bërthamore.
Foto nga pas të “Gjahtarit” rus

B-2 amerikan dhe frymëzimi i shkencës nga natyra, një dizenjo që duket se do të mbizotërojë në të ardhmen.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit