Kolumbi, neutralizohen 17 pjesëtarë të ELN-së

Mos i humb

Në operacionet e ndërmarra nga forcat kolumbiane në 24 orët e fundit, u neutralizuan 17 militantë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (ELN), njofton zyra e presidentit të vendit.

Ushtria kolumbiane filloi një operacion pas një sulmi të ELN-së që ndodhi pas përfundimit të armëpushimin më 9 janar.

Në operacionet e kryera në rajonin Choco u vranë shtatë militantë ndërsa në Arauca u kapën gjashtë militantë dhe katër u dorëzuan.

Në deklaratë thuhet se presidenti kolumbian Juan Manuel Santos përgëzoi ushtrinë për operacionet.

ELN vazhdon me sulmet që filluan pas përfundimit të armëpushimit të dyanshëm.

Mediat lokale raportojnë se organizata në Arauca ka rrëmbyer një punonjës të kompanisë së naftës e cila bashkëpunon me qeverinë kolumbiane dhe se gjithashtu është kryer edhe një sulm me bomba në stacionin policor në zonë.

Nuk dihet nëse kishte viktima në sulm.

Në Kolumbi pas 102 ditësh u ndërpre armëpushimi i dyanshëm, kurse pjesëtarët e ELN-së kryen sulme në disa rajone të vendit. Në rajonin Casanare, qëllimi i tyre ishte tubacioni i naftës.

Presidenti kolumbian Santos pas sulmit dha urdhër delegaconit që të kthehet në vend, e cila drejton bisedimet e paqes me ELN-në në Ekuador.

Pas ndërprerjes së armëpushimit, kryenegociatori dhe udhëheqësi i ELN-së Pablo Beltran tha se shpreson që “paqja të vazhdojë”. Ai gjithashtu tha se organizata e tij është e gatshme t’u përgjigjet sulmeve të mundshme.

Më 24 korrik 2017, qeveria kolumbiane dhe organizata filluan raundin e tretë të bisedimeve të paqes në Ekuador. Gjatë dy raundeve të para u ra dakord që në disa rajone të fillojë çminimi i terrenit.

Në negociatat midis Qeverisë së Kolumbisë dhe ELN-së, e cila numëron rreth 1.500 militantë, vendet garantuese dhe vëzhguese ishin Ekuadori, Kili, Kuba, Venezuela, Norvegjia dhe Brazili.

Në Kolumbi, një vend me 48 milionë banorë, për gjysmë shekulli ka patur konflikte të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 260 mijë njerëzve dhe më shumë se 6 milionë njerëz të tjerë të zhvendosur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit