Konfliktet kanë zhvendosur mbi 600 mijë njerëz në mes të COVID-19

Mos i humb

Raporti “Shkëmbimi i zjarrit dhe COVID-19”: Krizë e dyfishtë për civilët e zhvendosur nga NRC thotë se “vendet e prekura nga konflikti ka të ngjarë të jenë ndër më të prekurat nga pandemia e COVID-19”.

Ai thekson se qindra mijëra njerëz janë zhvendosur midis 23 marsit dhe 15 majit ndërsa konfliktet vazhduan në rajone të ndryshme përkundër thirrjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres drejtuar të gjitha palëve ndërluftuese për një armëpushim global për të siguruar një luftë efektive kundër koronavirusit.

“Në një kohë kur qeveritë në mbarë botën kërkojnë nga njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë udhëtimet me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, konfliktet e armatosura dhe dhuna po detyrojnë qindra mijëra të largohen”, thuhet në raport.

“Dhuna në këto vende ka zhvendosur miliona njerëz, shumë prej të cilëve jetojnë në kushte të mbipopulluara dhe jo-sanitare, të cilat janë mjedise fertile për përhapjen e viruseve”.

Qindra mijëra njerëz të zhvendosur janë “veçanërisht të ekspozuar nga ndikimi socio-ekonomik të masave qeveritare për të parandaluar pandeminë”.

Sipas raportit, shumica e të zhvendosurve gjatë kësaj periudhe janë regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, pasi 480 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve midis grupeve të armatosura dhe ushtrisë së vendit.

Rajoni i liqenit të Çadit në Afrikën perëndimore-qendrore gjithashtu pati një rritje të numrit të njerëzve që u detyruan të ikin, ku veçanërisht më të prekura ishin Çadi dhe Nigeri.

Nigeri “përjetoi më shumë se gjysmën e numrit të zhvendosjeve të raportuara për vitin 2019 brenda vetëm shtatë javësh”.

Dhjetëra mijëra njerëz janë shpërngulur për shkak të konflikteve, pasi Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore, Siria, Somalia dhe Mianmari regjistruan më shumë se 10 mijë njerëz të zhvendosur.

Raporti thekson se 24 mijë njerëz ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Jemen ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vazhdon sulmet ajrore dhe grupet e tjera të armatosura vazhduan operacionet në vend pavarësisht nga njoftimi i njëanshëm për armëpushim më 9 prill nga koalicioni.

Jemeni është zhytur në dhunë dhe kaos që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të parandalojë shtrirjen territoriale të Huthive.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt, i cili është kthyer në krizën më të keqe humanitare në botë pasi miliona njerëz rrezikohen nga uria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit