Kufizohet pjesëmarrja në Maratonën e Tokios për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19) numri i pjesëmarrësve në Maratonën e svijemë të Tokios, e cila do të mbahet nga 1 marsi, do të jetë e kufizuar,  (AA).

Siç raporton agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, organizatorët kanë mbyllur pjesëmarrjen e përgjithshme për këtë vit të maratonës në të cilën janë regjistruar 38 mijë pjesëmarrës.

Maratona e Tokios, një nga më të mëdhatë në botë në fushën e saj ndodhet në mesin e 6 garave të emëruara “Marathon Majors” përfshirë maratonat e Bostonit, Londrës, Berlinit, Chicagos dhe New York-ut.

Kufizimi i Maratonës së Tokios me pjesëmarrjen e atletëve elitarë të ftuar vetëm në kategoritë për meshkuj, femra dhe ato me karrige në rrota ka rritur edhe pikëpyetjet lidhur me fatin e Olimpiadës së Tokios në periudhën 24 korrik-9 gusht.

Presidenti i Komitetit organizativ të Lojërave Olimpike, Yoshiro Mori deklaroi se nuk mendohet anulimi i këtij aktiviteti.

– Anulohet dita e festimit të ditëlindjes së Perandorit Naruhito

Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të rrezikut të përhapjes së epidemisë së koronavirusit është anuluar dita e festimit të ditëlindjes së Perandorit Naruhito, aktivitet ky i cili ishte planifikuar të zhvillohej në rezidencën perandorake më 23 shkurt.

Në aktivitetin e ditës së lindjes së perandortn Akihito, babain e Naruhito-s që u zhvillua në vitin 2018 në rezidencën perandorake morën pjesë 82 mijë persona.

Perandori Naruhito mori në dorëzim fronin nga babai i tij në maj 2019. Naruhito është perandori i 126-të i Japonisë. Ai u ngjit në fronin e perandorisë japoneze me një ceremoni tradicionale e cila u zhvillua më 22 tetor.

– Vdekja e parë në Japoni nga koronavirusi

Japonia është vendi me më shumë raste të regjistruara të koronavirusit, me 419 pas Kinës. Rasti i parë i vdekjes në vend u shënua pasi një grua e moshës 80-vjeçare në rajonin Kanagawa në afërsi të Tokios e cila ishte në mjekim në një spital që nga shkurti vdiq të premten si pasojë e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Për shkak të koronavirusit i cili është shfaqur më 12 nëntor 2019 në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës kanë vdekur 1.775 persona, prej të cilëve 1.771 në Kinë dhe nga një në Tajvan, Filipine, Francë dhe Japoni. Po ashtu numri i të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën prej 71 mijë personash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit