Lavrov: Politika e SHBA-së në Siri mund të djegë të gjithë rajonin

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka paralajmëruar se politika e SHBA-së në Siri “mund të djegë të gjithë rajonin”.

Lavrov, lidhur me çështjen e Sirisë në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi tha se “Politika e SHBA-së në Siri mund të djegë të gjithë rajonin. Ajo duhet të shmanget nga kjo me çdo kusht”. Ai ka tërhequr vëmendjen se kurdët në Irak janë të shqetësuar nga veprimet e SHBA-së në Siri.

Sipas tij, aktivitetet e SHBA-së në Siri janë kontradiktore dhe shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për unitetin territorial dhe sovranitetin e Sirisë.

– “SHBA nuk ka mbajtur premtimin e dhënë”

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar shumë herë se do të tërheqë ushtarët amerikanë nga Siria”, tha Lavrov duke shtuar se “Trump më pas i ka frenuar këto vendime të tilla. SHBA nuk ka mbajtur premtimin e dhënë”.

Ai thekson se dialogu është kusht për zgjidhjen e problemit në veri të Sirisë dhe se qeveria e Damaskut pas deklaratave të ndërsjella mes Turqisë dhe SHBA-së ka biseduar me përfaqësuesit e organizatës terroriste YPG/PKK.

“Duke përfshirë edhe vendosjen e sigurisë në kufirin Turqi-Siri, ne kemi theksuar që të inkurajojmë formimin e dialogut mes dy palëve për zgjidhjen e problemit në këtë rajon të Sirisë. Do të ndihmojmë për fillimin e dialogut. Shpresojmë që kjo do të mbështetet”, ka deklaruar Lavrov.

Më tej ministri rus ka rikujtuar zhvillimin e bisedës telefonike me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu ndërsa lidhur me këtë tha se “Çavuşoğlu tha se Turqia ka respekt absolut për integritetin territorial të Sirisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit