Ballina Shëndetësi Lëngjet e frutave njësoj të rrezikshme sa edhe pijet e gazuara

Lëngjet e frutave njësoj të rrezikshme sa edhe pijet e gazuara

63
0

 

Shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow kanë paralajmëruar se lëngjet e frutave janë potencialisht po aq të këqija për sa pijet e ëmbla.

Teksa bëhet thirrje për t’ju larguar pijeve të gatshme dhe për t’ju drejtuar atyre organike, një tjetër paralajmërim vjen nga hulumtuesit, të cilët thonë se lëngjet e frutave përmbajnë shumë sheqer dhe mund të jenë të rrezikshme për shëndetin njësoj sikurse edhe pijet e gazuara.

Ata i kanë kërkuar qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar për të ndryshuar udhëzimet e saj dhe kanë rekomanduar gjithashtu se etiketat duhet të vendosen në kontejnerët e lëngjeve të frutave duke u thënë njerëzve që të mos pini më shumë se 150ml në ditë.

Një sasi prej 250ml lëng portokalli përmban 115 kalori dhe shumë njerëz pijë më shumë se kjo.

Duke shkruar në “The Lancet Diabetes” dhe Endokrinologji”, Profesor Sattar i mjekësisë metabolike dhe Dr Gill, identifikuan një lidhje të mundshme mes konsumit të lartë të lëngut të frutave dhe një rritje të rrezikut të diabetit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here