Ballina Kosova Maliqi: Thaçi i paqartë, nëse do ta marrë Luginën e Preshevës patjetër...

Maliqi: Thaçi i paqartë, nëse do ta marrë Luginën e Preshevës patjetër që do të japë diçka

83
0

 

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi ka komentuar çështjen e inciativës për ndryshimin e kufijëve me Serbinë.

Sipas tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi kur flet për ndryshime është shumë i paqartë ose mund të jetë kontradiktor.

Maliqi konsideron se nëse duam të marrim Luginën e Preshëvës, është e pamundur të mos japim diçka.

“Ai nuk po flet për ndryshime ose është kontrakdiktor, ai po thotë korigjike relativisht të vogla siç mund të jetë zgjedhje e kompromisit mirëpo është shumë i paqartë sepse nga ana tjetër e ka aprovu këtë iniciativën e udhëheqësve të Luginës së Preshevës, që edhe Lugina të bëhet pjesë e Kosovës që nënkupton ndryshim kogja të madh. Poashtu nuk flet gjatë për veriun e Kosovës dhe nuk thotë se nuk do të japim asnjë pllam të territorit atje kurse nëse e fut në lojë luginën e Preshevës nënkuptohet se diçka duhet të jepet. ”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas Maliqit, të dy presidentët negoaciator edhe Thaçi edhe Vuçiqi kanë një diskurs shumë të ngjashëm derisa flasin për marrëveshjet që duhet t’i arrijnë.

“Mua më brengos ose më çudit se edhe dy presidentët që janë pjesë e negociatave edhe dialogut edhe Thaçi edhe Vuçiqi i Serbisë e kanë një diskurs shumë të ngjashëm ku thonë se bisedimet do të jenë shumë të vështira dhe gati se do të kenë të pamundur kompromisi se thonë se edhe nëse do të bëjnë kompromise do të jenë shumë të dhimbshme dhe premtojnë se megjithatë do të mundohen të arrijnë suksesin, kjo tregon dytë se ndoshta janë të pasigurt për një marrëveshje të mundshme, por çfarë do të jetë përfundimi nuk e di por nuk besojë se do të ndodh ato që parashikohet shkëmbimi i territoreve, pasi nuk e ka përprahjen e vendeve të BE-së, por nga Amerika nuk i kemi sinjalet e qarta.”, ka shtuar ai.

Maliqin thotë se ka vërejtur fakti që një pjesë e opozitës është me e heshtur, në veçanti liderët e Vetëvendosjes.

“Thaçi edhe ashtu nuk është përkrahur prej një pjesëve të opozitës, por ai nuk ka mundur deri tash ta krijojë një ekip të unitetit që ka premtu që moti edhe vitin e kalum. Kështu që nuk është prit që nuk do të ketë përkrahje, nuk është prit. Disa janë më të heshtur se sa përpara, ndoshta Vetëvendosjes po i pëlqen ky variant që të ketë shkembim të territoreve sepse ky opsion është kundër Ahtisarit, edhe e hapë mundësinë disa zgjidhjeve të reja që nuk janë parapa me atë platformen e dialogut, sepse e hapë mundësinë jo vetëm të hapë mundësinë për ndryshime territoresh por edhe Kosova në një të ardhme të afërt të gjejë rrugën për bashkimin me Shqipërinë. Ndërkaq Serbisë i hapet mundësia që ta integrojë repubikën e kështu me radhë”, ka shtuar ai.

Ani pse ndryshimi i kufijëve po përmendet si zgjidhje e re mes të dyja shteteve, edhe njohës të çështjeve të Ballkanit janë shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here