Maqedonia nuk përzihet për çështjen e transformimit të FSK

Mos i humb

Ministra e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska- Jankovska, tha se ka dëgjuar qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e transformimit të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.

Pas takimeve që pati me zyrtarët e Ministrisë së FSK-së, në një konferencë për media ministrja Shekerinska-Jankovska u pyet në lidhje me mbështetjen e transformimit të FSK në Forca të Armatosura.

Ajo tha se Republika e Maqedonisë ka dëgjuar qëndrimet e të dyja palëve- Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Republika e Maqedonisë i ka dëgjuar çdo herë qëndrimet që ka Republika e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare. Për këtë arsye e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që me të vërtetë duhet pasur parasysh të gjitha procedurat dhe situata politike dhe gjithë situatat e ndjeshme në rajon”, tha Jankovska.

Jankovska shtoi se e respekton qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa theksoi se Maqedonia nuk do të përzihet në këtë çështje.

“Për këtë arsye e respektojmë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare pasi ata thanë se duhet respektuar procedurat dhe ndryshimet kushtetuese. Si fqinj të mirë nuk do të përzihemi, por për të gjitha hapat që do të ndërmerren jemi të gatshëm të japim përvojën tonë dhe të ndihmojmë aq sa mundemi”, tha ajo.

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Radmila Shekerinska- Jankovska, u prit sot nga Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit