Marrëveshja sekrete SHBA-Iran solli Kadhimin në pushtet në Irak

Mos i humb

Si pjesë e marrëveshjes, Teherani ra dakord të mbështesë al-Kadhimin, ish-drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare të Irakut, me kusht që Washingtoni të ndalojë ngrirjen e disa prej asetve të tij në Evropë, tha MEE.

Emërimi i Kadhimit u refuzua fuqishëm nga Kataib Hezbollahu pro-iranian, milicitë shiite dhe disa liderë politikë.

Fraksionet e tjera politike shiite të lidhur me Iranin i dhanë dritë të gjelbër emërimit të tij pasi Irani urdhëroi ata të mbështesin al-Kadhimin në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve amerikane të cilat imponojnë një barrë të rëndë për ekonominë iraniane, MEE citoi të kenë thënë burime të larta politike irakiane.

Al-Kadhimi dhe kabineti i tij fituan votëbesimin në parlamentin e Irakut më 7 maj duke pasuar qeverinë e dorëhequr të Adel Abdul-Mahdi.

Kryeministri i ri irakian arriti të formojë qeverinë e re pasi dy ish-kryeministrat e caktuar, Mohammad Allawi dhe Adnan Al-Zurfi, nuk arritën të merrnin mbështetjen.

Iraku është tronditur nga protesta masive që prej fillimit të tetorit të cilat shpërthyen kundër kushteve të këqija të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar Abdul-Mahdi të jepte dorëheqjen.

Të paktën 600 irakianë janë vrarë dhe qindra u plagosën dhe u arrestuan, kurse një numër iu nënshtruan torturave, që prej fillimit të demonstratave më 1 tetor, sipas grupit global të të drejtave Amnesty International.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit