Meta në Forumin e Parisit për Paqen, Ballkani Perëndimor dhe e ardhmja europiane në fokus të bisedave

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky Forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota. Presidenti Meta pati mundësi për të biseduar me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane.

Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit