Milaim Zeka niset drejt Hagës, ka një mesazh për Sami Lushtakun

Mos i humb

Edhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka është nisur sot drejt Hagës.

Zeka, ka njoftuar se do të udhëtojë bashkë me Sami Lushtakun drejt Hagës, ku ky i fundit do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar.

Milaim Zeka ishte në Aeroportin e Prishtinës bashkë me Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputetin Mërgim Lushtaku.

Zeka tha se në mënyrë absolute beson në pastërtinë e luftës së ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut.

“Ka qenë dëshira ime me shoqëru Mërgimin, që e kam koleg. Në Hagë do të udhëtoj bashkë me të dhe do të kthehemi bashkë. Besoj në pastërtinë e luftës së Sami Lushtakut. Nuk ka asnjë dëshmi që mundet me impliku në një krim. Është shoqërim familjar. Ishim bashkë tek familja, ishte edhe kryeministri i Kosovës e takoi”, ka thënë Milaim Zeka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit