MPJ e Turqisë deklaratë për protestat në Iran

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Turqisë për protestat në Iran ka theksuar se “Urojmë të parandalohet përshkallëzimi i incidenteve në Iran dhe të evitohen intervenimet e jashtme provokuese”.

Në një deklaratë të publikuar nga MJP e Turqisë vihet në dukje shqetësimi në lidhje me lajmet për vazhdimin e protestave që kanë nisur më 28 dhjetor në Iran, se ka persona që kanë humbur jetën në këto ngjarje dhe se gjithashtu janë dëmtuar ndërtesat publike.

Në deklaratën ku vihet theksi se Turqia i kushton një vëmendje të rëndësishme ruajtjes së paqes shoqërore dhe stabilitetit të Iranit mik dhe vëlla thuhet: “Në këtë kontekst, duke marrë në konsideratë deklaratën e bërë nga Presidenti(i Iranit), Hasan Ruhani, se njerëzit kanë të drejtën për demonstrata paqësore, por që ligji nuk duhet të shkelet dhe se prona publike nuk duhet të dëmtohet, ne shprehim besimin tonë se duhet të shmanget dhuna dhe se nuk duhet të bihet pre e provokimeve.”

Një grup i mbledhur ditën e enjte në qytetin Meshed të Iranit pa thirrjen e bërë nga ndonjë parti politike, nisën të zhvillonin demonstrata për të protestuar për kushtet ekonomike në vend. Protestat me shpejtësi morën karakterin anti-qeveritare duke u përhapur edhe në qytete të tjera./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit