Mugabe nuk dorëzohet: Do të mbetem President

Mos i humb

Lideri i Zimbabve Robert Mugabe, ka premtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, pavarësisht presionit në rritje për tërheqjen e tij.

Në një fjalim në televizion, Mugabe tha se ai do të vazhdonte të drejtonte vendin deri në kongresin e partisë në dhjetor.

Më herët, Zanu PF, partia e tij, e shkarkoi nga posti i liderit dhe i dha më pak se 24 orë kohë për të dhënë dorëheqjen si president, në rast të kundërt do të hetohej.

Pushteti i tij është dobësuar ndjeshëm që kur ushtria ndërhyri javën e kaluar. Një krizë pasoi pasi Mugabe shkarkoi zëvendësin e tij, dy javë më parë, duke zemëruar ushtrinë që e konsideroi këtë një përpjekje për të vendosur bashkëshorten e tij, Grace, si pasuese.

Më herët të dielën, zëvendës presidenti i shkarkuar, Emmerson Mnangava, u emërua lider i ri i partisë dhe kandidat për zgjedhjet e përgjithshme të 2018. Në të njëjtën mbledhjeje të partisë, bashkëshortja e mugabes, Grace, u përjashtua bashkë me një numër zyrtarësh të tjerë të lartë. Kongresi i partisë do të mbahet pas disa javësh dhe unë do të vazhdoj të qëndroj në detyrë deri atëherë – tha Mugabe para kombit të dielën.

Ai po ashtu pranoi kritikat e partisë, ushtrisë dhe publikut në adresë të tij por nuk përmendi mundësinë e dorëheqjes. Nuk është e qartë se si Robert Mugabe do të vazhdojë të drejtojë deri në kongresin e muajit të ardhshëm pas shkarkimit të tij si lider i partisë.

Postet partiake zyrtarisht përcaktohen në kongres dhe Emmerson Mnangagva do të mund të marrë zyrtarisht detyrën e drejtimit të vendit, vetëm atëherë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit