Në këtë vend ndodhin konflikte të ashpra mes njësive të qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht dhe forcave të Haftarit.

Mos i humb

Në raportin e fshehtë të Komitetit të Sanksioneve të KS-OKB-së për Libinë që ka siguruar transmetuesi amerikan Bloomberg, thuhet se mercenarët e huaj kanë lidhje me kompanitë ”Lancaster 6 DMCC” dhe ”Opus Capital Asset Limited FZE” të cilat janë të regjistruara në zonat e lira të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Ushtarët mercenarë shkuan në mbështetje të Haftarit në Libi në emër të kompanive private ushtarake që janë financuar mirë në qershor 2019, thuhet në raportin në të cilin vihet në dukje se edhe dy diplomatë që kanë folur për brendësinë e raportit dhe që nuk dëshirojnë të identifikohen, kanë thënë se kompanitë ”Opus” dhe ”Lancaster 6” kanë mbështetur forcat e Haftarit me helikopterë, dronë dhe rrugë kibernetike.

“Mercenarët perëndimorë që përmenden në raport, kanë premtuar se me operacione të sofistikuara me helikopterë dhe gomone do të ndalin furnizimet me armë për Qeverinë e Libisë e cila mbështetet nga Turqia dhe e cila njihet edhe nga OKB-ja”, kanë potencuar diplomatët.

Në raport tërhiqet vëmendja se një grup prej rreth 20 personash nën udhëheqjen e shtetasit nga Afrika e Jugut, Steve Lodge ka mbërritur në qershor 2019 në Libi dhe pas disa ditësh ka shkuar papritur në Maltë ndërsa ekspertët e OKB-së nuk kanë mundur të përcaktojnë këtë tërheqje të papritur.

Në lajmin ku flitet për mercenarët perëndimorë theksohet se ”Lancaster 6” drejtohet nga ish piloti i forcave ajrore australiane, Christiaan Durrant.

Më tej në raport ndahet informacioni se Libisë i janë dërguar 6 helikopterë të vjetër dhe që Emiratet e Bashkuara Arabe sigurojnë armë për Haftarin nëpërmjet një ure ajrore të fshehtë dhe se ekspertët e OKB-së pas pretendimeve për transportimin e armëve në fillim të muajit janar kanë zhvilluar një hetim lidhur me të paktën 37 fluturime.

Diplomatët duke informuar lidhur me raportin kanë theksuar se EBA për të fshehur dorëzimin e pajisjeve ushtarake, fluturimet në fjalë i ka kryer nëpërmjet një rrjeti të kompanive komplekse të regjistruara në Kazakistan dhe në ishujt Virgin të Britanisë së Madhe. 

Libia është zhytur në një krizë legjitimiteti për shkak të luftës së brendshme e cila vazhdon që nga vrasja e liderit të rrëzuar Muammar Gaddafi në vitin 2011.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit