Nënkryetari i AMA-s: Shpikje e qeverisë, nuk gjendet në asnjë vend perëndimor

Mos i humb

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i AMA-s, Sami Neza, është shprehur ndër të tjera se, e ashtuquajtura “paketa antishpifje” është e panevojshme, ndërsa shtoi se, kjo është një shpikje e qeverisë Rama që nuk gjendet në asnjë vend tjetër perëndimor.

“Ky projektligj nuk ka asnje lidhje me asnjë lloj ligji, është përvojë e qeverisë tonë. Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audiovizive , nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online , ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video”, tha Neza.

Nënkryetari i AMA-s shtoi se, kjo këmbëngulje e qeverisë nuk është hasur kurrë më parë për asnjë lloj ligji.

“Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike . Ky ligj është i panevojshëm , projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë , nëse flasim për bollëkun e mediave onlinë është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore”, u shpreh Sami Neza.

Në fund, Neza theksoi se, nuk ka ligj që është bërë nga vendet perëndimore që të cenojë mediat e shkruara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit