Ballina Shqipëria Nesër dita më e ftohtë. Temperaturat do të shkojnë deri në…

Nesër dita më e ftohtë. Temperaturat do të shkojnë deri në…

49
0

90% e territorit shqiptar është mbuluar nga reshje shiu dhe dëbore. E marta do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet.

Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje.

Meteorologia Adiola Bani thotë: “Duke filluar nga mesnata do të kemi përmirësim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë, por e kthjellët. Në zonat malore, minimuni do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”.

Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord: “Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”.

Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë: “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here