Pas takimit me Emisarin Britanik Haradinaj nuk flet asgjë

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas takimi që pati me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore nuk ka vendosur të flas asgjë në lidhje me çështjen e taksës.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka treguar se kanë biseduar vetëm për votimin e Platformës së Dialogut në Kuvend dhe se Kosova është e gatshme për marrëveshjen me Serbinë, mirëpo ai ka zgjedhur të hesht për çështjen e taksës.

Por, në anën tjetër britaniku Richard Moore ka thënë se ka ardhur në Kosovë për t’i dhënë një mesazh të veçantë kryeministriT Haradinaj, mesazh ky që ende nuk është zbuluar nga ky i fundit, transmeton gazetametro. Haradinaj nuk ka komentuar asgjë pas takimit as me gazetarët, duke mos treguar se a është dhënë ndonjë ultimatum nga Britania për heqjen e taksës.

Mirëpo, Moore ka kërkuar heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut nga dy Bashkëkryesuesit e Delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Këta të fundit e kanë pranuar se Moore ishte shumë i qartë, duke kërkuar heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut sa më parë nga Kosova.

Kujtojmë se kohën e fundit janë rritur vizitat nga zyrtarë të huaj në Kosovë, ku po kërkojnë nga kryeministri Ramush Haradinaj heqjen e taksës pasi po pengon dialogun me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit