PD: Arta Marku po i mbyll gojën drejtësisë

Mos i humb

Erdoğan mbledhje me kabinetin presidencial nëpërmjet video-konferencës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi mbledhje me kabinetin presidencial nëpërmjet video-konferencës. Erdoğan në mbledhje mori pjesë nga...

Iran, rritet në 2.517 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 139 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (Covid-19) duke e rritur në...

Francë, një 16-vjeçare viktima më e re nga koronavirusi

Si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri ka vdekur një vajzë 16-vjeçare në Francë. Ajo njëherësh është viktima më e re...

I infektuari nga Kamenica kishte kontakt së paku me 15 persona, familjarët s’kanë simptoma

Një 42-vjeçar nga Kamenica mbrëmë ka rezultuar se është i infektuar me koronavirus. I njëjti kishte hyrë në Kosovë më 18 mars...

Demokratët akuzuan kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku se me urdhër të Kryeministrit Rama, po godet dhe shantazhon grupin e prokurorëve antimafia. Sipas demokratëve, pjesë e të njëjtit skenar të ideuar nga kreu i Qeverisë, është edhe transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, që ndiqnin dosjet e krimit të organizuar.

“Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet”, u shpreh Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD.

Partia Demokratike është e bindur se shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së ish-ministrit Tahiri ka si qëllim pengimin e drejtësisë, gjë të cilën selia blu e konsideron vepër kriminale për të cilën kryeprokurorja Marku duhet të përgjigjet para ligjit.

“Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, tha Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...

Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë, të gjithë do të përfundojnë në karantinë

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në...

Hollandë, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur 1.039, pasi në 24 orët e fundit jetën kanë...