Peter Szijjarto: Hungaria nuk do të lejojë ndërhyrjen e vendeve tjera në çështjet e saj

Mos i humb

Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm hungarez, ka thënë se David Kostelancik, ushtrues detyre i ambasadorit të SHBA-së në Budapest, është thirrur në ministri për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë.

Szijjarto në konferencë shtypi në Budapest theksoi se plani i ambasadës amerikane për financimin e shtëpive mediale në Hungari paraqet “ndërhyrje” në çështjet politike teë vendit.

Ai tha se kanë dërguar disa pyetje Departamentit të Shtetit, duke theksuar se presin përgjigjet e autoriteteve amerikane.

“Vendimi që një vend demokratik nga buxheti i saj të nis financimin e shtëpive mediale në një shtet tjetër aleat dhe demokratik është skajshmërisht e pazakontë dhe befasuese”, ka thënë Szijjarto.

Më tej shtoi se Hungaria nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve tjera dhe se Budapesti nuk do të lejojë vendet tjera të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të saj.

“Projekti do të përfundon në janar. Si ta quajmë ndryshe këtë veprim, përpos ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë dhe të fushatës parazgjedhore në vendin tonë”, ka thënë Szijjarto. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit