“Policia e Maqedonisë dhe Çekisë kanë bashkëpunim të suksesshëm”

Mos i humb

Qendrën transitore për pranimin e refugjatëve “Vinojug” në Gjevgjeli sot e vizituan zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu, drejtori për Siguri Publike, Llazo Velkovski dhe zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme i Republikës së Çekisë, Jiri Novacek.

Qëllimi i pranisë në qendrën e pranimit është vizita e nëpunësve policorë të Çekisë, të cilët janë të përfshirë në aktivitetet e përbashkëta me policët e Maqedonisë rreth zbatimit të kompetencave me krizën migratore.

Nuhiu shprehu falënderime për ndihmën financiare nga ana e Republikës Çeke.

“Pa marrë parasysh atë se Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë ka kapacitet që t’i realizojë kompetencat, jo vetëm në sigurinë publike, edhe në sferën e sigurisë shtetërore, kemi nevojë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Republikën e Çekisë jo vetëm për përballjen me sfidën e krizës migratore, por edhe të gjitha segmentet të cilat janë të përcaktuara me ligj”, tha Nuhiu.

Zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme i Çekisë, Jiri Novacek, theksoi se: “Doemos duhet të theksoj mahnitjen time për atë se si është hapur kjo qendër dhe si mbrohet kufiri. Siç mësuam kriza migratore zgjidhet në etapën e tretë, e ajo është zgjidhja kundër krimit të organizuar lidhur me trafikimin e migrantëve. Kuptuam se më thelbësore është identifikimi ose në migrantë ose migrantë ekonomikë dhe bashkëpunimi me vendet tjera në këmbim të informacioneve”.

Në takimin ishin të pranishëm edhe nëpunës policorë të të dyja vendeve, ku u theksua se policitë e dy vendeve “kanë bashkëpunim të suksesshëm”. Siç theksohet nga takimi, bashkëpunimi me Republikën e Çekisë do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa do të rezultojë edhe me ndihmë financiare.

Ndryshe, momentalisht në qendrën transitore “Vinojug” ka katër refugjatë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit