Politikani serb godet Vuçiçin për vrasjen e Ivanoviçit, ja çfarë thotë

Mos i humb

Në një intervistë për DW, politikani serb Marko Jaksiç, u është drejtuar Serbisë, veçanërisht Aleksandar Vuçiçit, për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, duke thënë se deri dje Serbia e ka quajtur atë tradhtar, e sot po e varrosin si qytetar nderi.

Kjo intervistë është titulluar “Për Kosovën flitet më zë të ulët”, e dhënë nga Marko Jaksiq, politikan serb nga Kosova.

“Deri dje e keni quajtur Ivanoviçin lojtar dhe tradhtar, e sot po e varrosni në Aleji si qytetar nderi. Kjo lloj sarkazëm i flet të gjitha. Nuk mundeni të veproni kështu, njerëzit nuk janë budallenj”, ka thënë politikani serb nga Kosova, Marko Jaksiç, transmeton express. I pyetur nga kjo media se a beson që do të gjendet shpejt vrasësi i Oliver Ivanoviç, Jaksiç tha se kjo gjë është mjaft e vështirë.

Ai ka thënë se në veri të Mitrovicës që nga koha kur Aleksandar Vuçiç hyri në zgjedhje në Serbi, kishin ndodhur një numër i madh i sulmeve të armatosura nëpër shtëpi. Madje, ai tha se nga këto djegie, kishte pësuar edhe vetura e tij.

“E kam pyetur personalisht Aleksandar Vuçiqin kur erdhi në Mitrovicë: A qëndroni pas djegies së makinës time, pasi ju kontrolloni shërbimet e inteligjencës? Ju e keni për obligim të më tregoni se kush e bëri këtë, pasi Mitrovica është e vogël”, tha Jaksiq ta ketë pyetur Vuçiçin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit