Putin, mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën në Idlib

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ka diskutuar situatën në Idlib, (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një deklaratë për gazetarët njoftoi se Putin mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe diskutoi lidhur me situatën në Idlib.

“Në kuadrin e bisedës telefonike që lideri rus dhe ai turk kanë planifikuar të zhvillojnë, në mbledhje u diskutua në mënyrë të detajuar situata në Idlib”, vlerësoi Peskov.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, sot ka bërë të ditur se rreth orës 18.00 do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin ku do të diskutojnë për zhvillimet në Idlib.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit