Putin mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut

Mos i humb

 

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Peskov, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Putin do të takohet me Kim ose jo.

“Po, me të vërtetë mund të ndodh një takim i tillë. Formati dhe koha e takimit do të vendoset nëpërmjet kanaleve diplomatike”, tha Peskov.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, dje kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut, ndërsa ishte theksuar se kanë arritur marrëveshje që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut të aktivizohen në nivel të lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit