Rakiç: Do të veprojmë kundër masave të Kosovës ndaj mallrave të Serbisë

Mos i humb

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka deklaruar sot se masat e Kosovës për vënien e taksës 100 për qind në mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, kërcënojnë të shkaktojë krizë humanitare.

Ai ka shtuar se pasoja e këtij vendimi tashmë po ndjehen duke theksuar se alternativa tregtare nuk ka dhe se, sipas tij, prodhimet serbe janë më të lira dhe m ë mirat.

“Serbët jetojnë shumë vështirë tash e nesër kërcënon edhe kriza humanitare”, ka thënë Rakiq për RTS në prag të takimit të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës me kryetarin e Serbisë.

Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e popullit serb nuk do të rrinë pasivë, por do të reagojnë në mënyrë adekuate.

“Lista Serbe ka një kohë të gjatë që vepron si opozitare dhe është e vetmja opozitare kur bëhet fjalë për interesat e popullit serb. Partitë shqiptare bashkohen dhe votojnë kundër vendimeve që mundësojnë jetë më të mirë për serbët e jeta më mirë serbët nuk do të jetë më e keqe për shqiptarët”, ka thënë Rakiç.

Ai ka shtuar se nuk do të përkrahë asnjë vendim të koalicionit qeverisës në Kuvendin e Kosovës. Në pyetjen nëse mendon t’i dilet në nga institucionet e Kosovës, ai është përgjigjur se më së lehti është të dilet nga to, porse në këtë rast nuk do të dëgjohej zëri serb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit