Rama dhe Basha udhëtojnë bashkë drejt Brukselit

Mos i humb

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të udhëtojnë sot për në Bruksel.

Axhenda është e ndryshme, pasi Rama është ftuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini në një darkë pune ku pritet që të jenë të pranishëm edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa lideri i PD-së do të marrë pjesë në një samit të PPE-së.

Axhendat nuk janë bërë ende publike zyrtarisht. Opinion.al u interesua pranë zyrës së shtypit të PD dhe të Qeverisë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga selitë përkatëse.

Shefi i qeverisë dhe ai i opozitës largohen nga vendi në kulmin e krizës humanitare ku mbi 3 mijë banorë u evakuuan nga përmbytjet dhe ende shumë shtëpi, biznese, e të mbjella janë nën ujë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit