Stoltenberg: E gjithë bota të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se temat kryesore në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s do të jenë bashkëpunimi NATO-Bashkimi Evropian (BE), Koreja e Veriut, lufta kundër terrorizmit, marrëdhëniet NATO-Gjeorgji dhe politika e derës së hapur e Aleancës.

Stoltenberg foli për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel mes datave 5-6 dhjetor.

Ai tha se ministrat do të diskutojnë për shumë çështje. Stoltenberg tha se ky takim po ashtu do të jetë një përgatitje për Samitin e NATO-s, që do të mbahet në muajin korrik të vitit të ardhshëm në Bruksel.

Bashkëpunimi NATO-BE

Ç’kyçeKreu i NATO-s bëri të ditur se në ditën e parë të takimit do të diskutohen çështjet në lidhje me mbrojtjen e Evropës dhe bashkëpunimin mes NATO-s dhe BE-së. Stoltenberg tha se në takim do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini si dhe ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe të Suedisë.

Ai rikujtoi se në kuadër të Samitit të Varshavës më 2016, NATO ka nënshkruar Deklaratë të Përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Donald Tusk. Stoltenberg shtoi se në këtë aspekt synojnë që në 42 hapa konkretë të zhvillojnë bashkëpunimet mes këtyre dy organizatave.

Ai theksoi se BE-ja dhe NATO asnjëherë më parë nuk kanë realizuar një bashkëpunim kaq të ngushtë dhe sistematik në fusha të nndryshme, ku tha se kanë rritur bashkëpunimin edhe në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride.

“Qëllimi ynë është që nëpërmjet takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s të miratojmë një pako për fushat e reja të bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së”, tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO dhe BE-ja planifikojnë që të rrisin bashkëpunimin edhe në luftën kundër terrorizmit dhe se kjo ka rëndësi kyqe për sigurinë e qytetarëve.

Koreja e Veriut

Stoltenberg tha se në takim do të diskutojnë edhe për Korenë e Veriut. “Ashtu si në të kaluarën, edhe sot siguria jonë ka lidhje me zhvillimet në Azinë Lindore. Raketa balistike interkontinentale e lëshuar javën e kaluar nga Koreja e Veriut tregoi se të gjithë aleatët tanë mund të jenë në kuadër të gamës së raketës. E gjithë bota duhet të ushtrojë presion maksimal ndaj Koresë së Veriut”, tha ai.

Stoltenberg tha se që nga kohët e mëparshme NATO-ja i është nënshtruar kërcënimit të raketave balistike dhe se aleanca u është përgjigjur këtyre kërcënimeve.

Në vazhdim ai vuri në dukje se NATO ka kapacitet të kundërpërgjigjet kundër të gjitha sulmeve. “Forca jonë ushtarake po mundëson që përpjekjet tona diplomatike të realizohen me sukses”, tha Stoltenberg.

Lufta kundër terrorizmit

Stoltenberg njoftoi se në ditën e dytë të takimit do të diskutohen kontributet e NATO-s për ofrimin e stabilitetit dhe luftës kundër terrorizmit. Ai potencoi se në këtë aspekt NATO do të dërgojë 3.000 ushtarë në Afganistan.

Ai shtoi se në kuadër të luftës kundër terrorizmit do të rrisin bashkëpunimin me partnerët e Aleancës si Jordania dhe Tunizia dhe se do të vazhdojnë të japin mbështetje për koalicionin ndërkombëtar kundër DEASH-it.

Politika e derës së hapur

Stoltenberg tha se në rend dite në takim është edhe politika e derës së hapur të NATO-s. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO tregon se të gjithë shtetet të cilët tregojnë zhvillim të vërtetë në fushat e reformave dhe të modernizmit, është e mundur që të jenë anëtare të Aleancës”, tha ai.

Lidhur me pyetjen nëse Serbia dëshiron apo jo të bëhet anëtare e NATO-s, Stoltenberg tha se “Serbia si një shtet i pavarur dhe sovran ka shprehur haptazi se nuk dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s”. Ai shtoi se NATO do të vazhdojë të përkrahë anëtarësimin e Serbisë në BE./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit